Dy të rinj që kishin marrë me qira një Ferrari, u përplasën me një automjet në autostradën Lake Shore Drive. Sipas mediave të huaja, automjeti u përplas rreth orës 12:45 të së shtunës dhe drejtohej nga një 22-vjeçar. Shoferi që ndodhej në makinë së bashku me një 20-vjeçar humbi kontrollin në një kthesë dhe më pas automjeti u përmbys dhe mori flakë. Fatmirësisht, të rinjtë nuk kanë pësuar dëmtime serioze dhe ndodhen në spitalin Memorial.
Categories
Lajme
Aventura iu kushtoi shtrenjtë, të rinjtë përplasin Ferrarin që morën me qira
