Categories Lajme

Baba Mondi falenderon izraelitët për inspektimin e Kryegjyshatës pas tërmetit, eksperti: E bëjmë me dashuri se shqiptarët na kanë mbrojtur

Një grup ekspertësh nga Izareli kanë inspektuar Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Gjatë ekspertizës grupi izraelit është shoqëruar nga Baba Mondi dhe kanë parë nga afër dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti. Një prej ekspertët foli për mediat ku dha edhe garanci për ndërtesën duke u shprehur se struktura nuk është dëmtuar. Ndërkohë pas inspektimit Baba Mondi i falenderoi grupin e izraelitëve për ndihmën e dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira për Shqipërinë.

“Bektashinjte kanë qenë pro mirësisë njerëzore. Mirnjohje për ju, falenderoj edhe qeverinë e Izraelit. Ku në këtë rast po na ndihmon për dëmtimet në shtëpitë, tona. Zoti ju bekoftë për mirësitë që po bëni. ” tha Baba Mondi.

“Së pari në vijmë nga Izraelit dhe shkojmë në të gjithë vendet që kanë nevojë. E dyta është se për dashuria që kemi për popullin shqiptarë, për mbrojtjen që na ka dhënë, nuk do ta harrojmë, gjyshja ime ka qenë e holokaustit, unë jam nipi i saj. Ka shumë si unë që ua kena borxh etën për njerëz si ju  që i ka mbrojtur. Meqë na bashkon feja që besojmë në një zot që e do jetën dhe të mirën e të gjithë njerëzimin. ” dha njëri nga inspektorët izraelit.

Ekspertët nga Izraeli ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri. Ata janë pjesë e grupeve të punës që po bëjnë vlerësimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME