Categories Lajme

Babai i Dienës humbi tri femrat më të shtrenjta të jetës, rrëqeth me fjalët e tij

30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për të shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas. Tërmeti i orëve të para të 26 nëntorit e goditi fort oficerin e policisë. Ai humbi gruan, Rozën, vajzën e vetme Dienën dhe mbesën e mitur Esielën. Të hënën, gjashtë ditë pas tragjedisë, që shkaktoi 51 viktima dhe 900 të plagosur, Ajet Meçjan e gjejmë mes lotësh, përpara pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës, ku ai banonte me bashkëshorten, godinë, të cilën lëkundjet sizmike e shkatërruan tërësisht.

Prej andej ai mundi të dalë i gjallë, por fati i keq deshi që nën rrënoja të mbeteshin tri femrat më të shtrenjta të jetës së tij. “Përse nuk mbeta dhe unë brenda?” – thotë ai. Në bisedë Ajeti rrëfen, se Diena pasi ndjeu lëkundjet e para të tërmetit, diku rreth orës 22.30 e telefonoi dhe i tha se do të shkonte të flinte tek prindërit. “Diena më mori dhe tha po vij te ju, sepse ndihem më e sigurt”, tregon Ajeti. Erdhi pranë tyre, e aty për fat të keq, mbylli sytë përjetë. Ai thotë se e bija, që pas vdekjes së bashkëshortit, Dorit vuante shumë, por kohët e fundit sikur po e merrte veten. “Dori ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Piktor I talentuar. Një djalë që e plotësonte Dienen. Ishte dramë e madhe vdekja e tij për ne. Vajza e vuajti shumë humbjen e tij, por kishte nisur pak e nga pak ta merrte veten. Ne ishim gjithmonë pranë saj”.

Ajetin e takova në Durrës para pallatit të shembur në orën 05.10 minuta të mëngjesit të 26 nëntorit. Ishte tërësisht i shokuar. I gjakosur te gjunjët. Mbi të gjitha i traumatizuar. Ai vendosi të fliste përpara kameras. Kërkonte ndihmë. Donte të ndërhyhej, sa më parë për të shpëtuar të afërmit e tij, dhe çdo person që dergjej nën rrënoja.“Diena më foli. Më kërkoi ndihmë. E pyeta po vajza si është: më tha e kam në gjoks. Por mamin nuk e shoh, më tha”, kujton mes lotësh Ajeti. Ai bëri çmos t’iu vijë në ndihmë, por ishte e pamundur, sepse për këtë duheshin mjete, duheshin njerëz të specializuar.

Orët në vijim ishin fatale. Diena Karaxha u nxor me shenja jete, pas një operacioni kërkim shpëtimi që zgjati 14 orë. Zjarrfikësit shqiptarë e të huaj shpjeguan se ajo ishte bllokuar te këmbët nga një bllok betoni. Dy orë me parë u nxor e pajetë e bija, Esiela. Diena nuk ia doli dot. Ajo ndërroi jetë në spital. Ishin momente tragjike për Ajetin. E takova po atë mbrëmje oficerin. Ishte rikthyer pranë pallatit të rrënuar, për të pritur lajme prej andej, se mos bashkëshortja e tij mund t’ia dilte. Ende nuk e dinte që Diena kishte ndërruar jetë. Vajtonte për mbesën. Lajmin e kobshëm do ta mësonte pak më vonë.

Një javë më vonë Ajeti më tregon se u rikthye tek pallati, sepse dhimbja po e mbyt e duke e parë nga afër atë vendrrënojë, i duket sikur i zgjohen kujtime. E ka krejt të pamundur të pranojë se ka humbur familjen. Pranë pallatit të vdekjes, u rikthyen edhe familjarët e Eduart Reçit, i cili për fat të keq, nuk mundi t’i mbijetonte tragjedisë, bashkë me gruan Dolorën e dy fëmijët, Kristi (studentja ekselente e mjekësisë) e Klausi. Në përkujtim të tyre, u vunë në rrënoja tufa me lule dhe u ndezën qirinj. Ata nuk flasin. Por në sy, e shprehin dhimbjen e madhe.

Oficeri u përqafua me ta tregon gazetarja Klodiana Lala. Më përqafoi dhe mua. Me rrodhën lotët, kur me falënderoi. Ai nuk harroi të falënderonte të gjithë kolegët e mi të terrenit. Ndjeva që ishte përqafimi i një babai me zemër të plagosur. Mua, asnjëherë s’më kanë munguar përqafimet atërore, por ai i KOMISAR Ajetit ishte krejt ndryshe./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME