Categories Lajme

Babai i Klodian Rashës i dhuron të gjitha paratë për bamirësi

Babai i Klodian Rashës, Qazimi ka vendosur që ti dhurojë të gjitha paratë e mbledhura për djalin e tij, për bamirësi. Paratë do të shkojnë për një vajzë të vogël nga Shkupi, e cila ka nevojë urgjente për t’u kuruar, pasi vuan nga skolioza.

“Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë.

Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim. Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai cfarë pati e mori me vete

Jam pa fjalë, jam pa fjalë, çdo zemër të shërohet, asnjë zemër të mos lëndohet, çdo nënë të gëzojë, Zoti i bekoftë të gjithë, gjithmonë paçi të mira, asnjë familje mos e përjetoftë. Mundohuni të shëroni zemrat, shpëtoni zemra, Zoti do ua kthejë me të mira. Faleminderit”, u shpreh Qazim Rasha në news 24.

Familja e Adisës, për të cilën do të jepet një kontribut dhe nga Qazim Rasha, e ka dërguar vajzën për ekzaminime në një spital në Gjermani por u kanë thënë se për ndërhyrjen nevojiten 50.000 euro, para që familja nuk i ka, dhe për këtë po bëhen thirrje që të ndihmojnë të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME