Categories Lajme

Babai i Sibelës: Do t’i shuaj si familje, nëse Altin Çokun nuk e dënon drejtësia, do t’i marr hakun 7-fish

Babai i Sibela Abedinit, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, ka deklaruar se në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut.

Sipas tij në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij. “Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën time… Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta…Do ta paguajë shtrenjtë ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka telefonuar dhe e ka detyruar të dalë në tarracë që të pijë duhan. Nëse shteti nuk çon drejtësinë në vend unë do të marr hakun 7-fish. Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME