Categories Lajme

Djali në gjendje të rënduar psikologjike sa herë shkonte te gjyshja, si shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime në Tik-Tok

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar në orët e para të mëngjesit Operacionin e Koduar Policor “Shoë”, duke prangosur nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, përkatësisht 67 dhe 44 vjeç. Arrestimi i tyre u bë në qytetin e Sarandës, ku jetojnë, në një nga hotelet e këtij qyteti, të cilin sipas informacioneve e menaxhojnë prej disa vitesh. Këta dy shtetas akuzohen se kanë shfrytēzuar një të mitur 10-vjeç me qëllim përfitimin nga rrjeti social Tik Tok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese, ofenduese dhe banale.

Të dy shtetasit e arrestuar janë gjyshja dhe babai i të miturit, të cilët përveç nxjerrjes në Tik Tok të të miturit kanë hedhur Live prej muajsh edhe video ku shajnë, ofendojnë me fjalë banale dhe denigrojnë figurën e nënës së djalit.

Ka qenë kjo e fundit, shtetësja me iniciale E.A, ajo që ka kallzuar penalisht ish-bashkëshortin dhe ish-vjerrën e saj në muajin Dhjetor 2023, duke deklaruar se këta dy shtetas postonin në rrjetin social TikTok video ku shfaqej djali i saj i mitur 10-vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME