Categories Lajme

“Babalja”, Gjykata jep vendimin për Jetmir Olldashin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin

Gjykata  ka lënë në fuqi masën e arrestit “Detyrim paraqiteje” për gazetarin Jetmir Olldashin, ndërsa në burg ka lënë edhe Albert Veliun. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin “Arrest me burg” për Fredi Alizotin.

Kujtojmë se para disa ditësh Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda caktoi masës e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu ‘arrest me burg’ gjykata ka vendosur edhe  për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”. Ndërkohë masa ‘detyrim paraqitje’ është dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi.

Avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka kërkuar që Krimet të shpallin mos kompetencë për çështjen. Por, kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ka folur për mediat pas vendimit të gjykatës, ndërsa vuri në dyshim procedurën e ndjekur nga prokuroria për marrjen e kampionit të zërit.

“Prokurori e quan të paligjshëm pse e publikoi në Partinë Demokratike. Ça pune ka prokuroria se si e publikon lajmin gazetari. Çdo prokuroria që i hyn kësaj pune. Momenti i dytë është çështja e procedurës së marrjes së provave. Ore zotëri si është marrë kampioni i zërit. Nëse nuk është procedura e duhur, bie gjithçka”, deklaroi Gjata.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME