Categories Lajme

“Babi e lidhte mamin në krevat me litar, e rrihte”/ E reja rrëfen dhunën në familje

“Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti në studio historinë e Elsonës, një vajzë e re 20-vjeçare. Në rrëfimin e saj të dhimbshëm, ajo tregon historinë e familjes. Elsona është fëmija i dytë pas një djali dhe 2 djemve të tjerë pas saj. Martesa me shkuesi e nënës së saj, Angjelinës  nuk ka qenë aspak e lumtur. U desh vetëm një vit që Angjelina të ishte viktimë e dhunës për shkak të alkoolit që bashkëshorti konsumonte.

Gjatë shtatzënisë me njërin nga djemtë, ai e ktheu te prindërit e saj ku nuk gjeti mbështetjen e duhur dhe nëna e Elsonës detyrohet të shkojë sërish te bashkëshorti. Asgjë nuk ndryshoi, Elsona tregon se ajo ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të dhimbshme.

Elsona: Kanë filluar torturat që në atë kohë dhe ka pasur shumë raste që i kam parë vetë.

Ardit Gjebrea: I ke parë vetë? Ke qenë dëshmitare?

Elsona: Po, kam qenë dëshmitare. Ka qenë një rast, se babi sa herë pinte, vinte në shtëpi dhe i gjuante direkt mamit, shumë.

Ardit Gjebrea: Edhe në syrin tuaj?

Elsona: Po, i gjuante shumë dhe mami vetëm binte në tokë e nuk ndiente asgjë. Ka pasur raste e ka lidhur në krevat me litar, e rrihte shumë.

Ardit Gjebrea: Po ju çfarë bënit?

Elsona: Ne ishim të vegjël, unë mundohesha ndonjëherë të ikja fshehurazi ta zgjidhja mamin, të bëja ndonjë gjest, por ai më shtynte, më gjuante./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME