Categories Lajme

Gledis Nano dekoron drejtuesin e Parë, Edmond Rizajn dhe dy oficerë të kësaj drejtorie

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara Drejtorit të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtues i Parë Edmond Rizaj, dhe dy oficerëve të kësaj drejtorie. Njëkohësisht, DEA në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, vlerëson me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, tre oficerë të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për vlerësimin e 6 punonjësve të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, tre prej të cilëve iu është akorduar Certifikatë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa 3 punonjësit e tjerë janë vlerësuar nga DEA. Në ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm, z. Bledar Çuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, si edhe punonjës nga Drejtoria Hetimore.

Gjatë ceremonisë, Ministri i Brendëshëm Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm Nano vlerësuan përkushtimin dhe profesionalizmin e Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Edmond Rizaj dhe të oficerëve të tjerë të kësaj drejtorie, në ndjekjen dhe finalizimin e disa operacioneve të suksesshme kundër krimit të organizuar.

Drejtori Edmond Rizaj ka falënderuar Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin, duke theksuar se i gjithë stafi i Drejtorisë Hetimore është i fokusuar dhe i angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim kryerjen e hetimeve të  përbashkëta për të goditur grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit. Me certifikatë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano janë vlerësuar:

Drejtues i Parë Edmond Rizaj – i është akorduar “Certifikata për Shërbime të Dalluara” me motivacionin “Për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar në drejtimin e finalizimit me sukses të disa operacioneve policore të realizuara nga Drejtoria Hetimore në funksion të dokumentimit të aktivitetit kriminal të personave apo grupeve të strukturuara kriminale”.

Kryekomisar Saimir Durro – i është akorduar “Certifikata për Shërbime të Dalluara” me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave në shërbim të Policisë së Shtetit”. Komisare Mirela Deda – i është akorduar “Certifikata e Karrierës” me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”. Me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, nga DEA në Departamentin e Drejtësisë të

Shteteve të Bashkuara, janë vlerësuar:

Kryekomisar Gjergj Oshafi

Kryekomisar Rezar Velmishi

Kryekomisar Loreta Alla

Me motivacionin “Për dedikim ndaj detyrës dhe shërbime të shquara.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME