Categories Lajme

“Babi lëre se nuk na i ka fajin komshiu por motra që i shkon…”, çfarë ndodhi në Fier para se i riu t’u merrte jetën dy komshinjve

Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Patos të Fierit, ku një 22-vjeçar i mori jetën të dashurit të motrës dhe kushëririt të tij. Martin Skendaj është lënë dje pas hekurave nga Gjykata e Fierit, ndërsa ka dalë nga ambientet me lot në sy. Në seancë janë dëgjuar dëshmitë e familjarëve të Martinit dhe personave të tjerë. Avokati i tij është shprehur se 22-vjeçari ka dashur të vetëmbrohet dhe për këtë arsye ndodhi ajo që ndodhi. Martin Skendaj, ka pranuar se ai ka qenë autor i ngjarjes ndërsa është shprehur se “nuk mund të flas më shumë”.
Ai u mori jetën dy djemve që ishin kushërinj me njëri-tjetrin 22 dhe 26 vjeç, Elis Kapaj dhe Manol Rapaj, në ambientet e Poliklinikës së Patosit.

Ngjarja e rëndë tronditi qytetin Patosit, ndërs shkak ishte lidhja e dashurisë së motrës së autorit me Manol Rapaj.

Motra e Martinit ka qenë e dashuruar me viktimën, Manolin. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord për lidhjen e saj me fqinjin, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit. Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin. Madje, sipas dëshmive të banorëve të fshatit Kuqar, ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar.

Kjo i ka rënë në sy bashkëshortit të saj, si dhe familjarëve të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në Polici.
Më pas, ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar te prindërit, por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre. Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomë natën vonë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e tij.
Mëngjesin kur ndodhi ngjarja, dy familjet janë zënë përsëri dhe Martini mësohet t’i ketë thënë të atit, “baba, lëre nuk na i ka fajin komshiu, por motra që i shkon në shtëpi”.

Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushëririn e tij nga Kashishti. Përsëri aty janë konfliktuar fizikisht dhe në këto momente, Martini ka nxjerrë pistoletën e shërbimit pasi ishte polic dhe ka qëlluar mbi Manolin dhe më pas mbi Elisin.

I dashuri i vajzës, Manol Rapaj

Autori i ngjarjes, Martin Skëndaj:

Kushëriri i Manolit, Elis Kapaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME