Categories Bota, Lajme

Manifesti origjinal i Lojërave Olimpike shitet per 8,8 milionë dollarë

Manifesti origjinal i Lojërave Olimpike, i shkruar nga Pierre de Coubertin, u shit në ankand për 8,8 milionë dollarë. ”Dorëshkrimi prej 14 faqesh, i vlerësuar para ankandit në një milion dollarë, e shumëzoi vlerën e tij me gati nëntë herë, pas vetëm 12 minutash ankand, duke u bërë kështu suveniri sportiv më i shtrenjtë në histori”, njoftoi shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Manifesti është kopja e vetme e njohur e fjalimit të bërë nga aristokrati francez në Paris, në vitin 1892, në të cilin ai propozoi të ringjalleshin Lojërat e lashta Olimpike, në emër të ndikimit pozitiv të veprimtarisë sportive mbi individët dhe shoqërinë. Dy vjet më vonë, Pierre de Coubertin themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe Lojërat e para Olimpike u mbajtën në vitin 1896, në Athinë.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME