Categories Kulture

Çmimet “Petro Marko” “Gazetarët e brezit të parë pas vitit 1990”

Çmimet “Petro Marko”
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Vlorë ka organizuar ,dhënien e çmimeve “Petro Marko”. Në edicionin e tij të parë ,vlerësimet kanë qënë për “Gazetarët e brezit të parë pas vitit 1990” të cilët karrierën e tyre e kanë përkushtuar në profesionin e gazetarisë në qytetin e Vlorës.Në dhënien e çmimeve vjetore “Petro Marko” kanë qënë të pranishëm gazetarë nga e gjithë Shqipëria .Shpërndarja e çmimeve është bërë nga personalitete të qytetit të Vlorës ,ndërsa të vlerësuarit kanë rrëfyer ngjarje të pa treguara nga jeta dhe karriera e tyre.Kryetari i Unionit Shqiptar Aleksandër Çipa ka vlerësuar organizatorin e këtij aktiviteti ,kryetarin e Unionit të Gazetarëve të Vlorës Enrik Mehmeti për realizimin në mënyrë perfekte të aktivitetit i cili solli në vëmëndje kontributin e çmuar të brezit të parë të gazetarëve .Një veçanti e aktivitetit ka qën dhe ajo e dhënies së Vlerësimeve për 6 personazhe të cilët kanë kontribuar në dhënien e ndihmës për banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor .Emri i çmimit është përzgjedhur në nderim të shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur “Petro Marko” i cili solli një frymë të re në gazetarinë e qytetit të Vlorës si dhe në Shqipëri. Çmimet “Petro Marko” janë konceptuar që çdo vit të kenë tematika të ndryshme dhe do të jepen për fushën e gazetarisë si dhe fusha të tjera ku personazhe nga jeta e përditshme do të vlerësohen për kontributin e tyre në shoqëri.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Shqiptarë ,dega Vlorë falenderon mbështetësit e këtij aktiviteti , Bashkinë Vlorë dhe Hotel Regina City !

Çmimet “Petro Marko”
(Gazetarët e brezit të parë pas 1990)
Zenepe Luka
Ergys Alushi
Qemal Biraku
Harrilla Koci
Efrosina Papa Arapi
Genci Demiraj
Albert Deliaj
Vjollca Kongjoni
Eduard Leli
Moisi Dalipi
Çlirim Hoxha
Laureta Petoshati
Petraq Hanxhari
Ermal Sika
Artan Hasani
Enrik Mehmeti

Çertifikatat e Mirënjohjes
(Për ndihmën e dhënë në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit )

Dritan Leli
Vasil Bedinaj
Jerola Ziaj
Iliana Paparizo
Xhili Mustafara
Marjus Seiti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME