Categories Showbiz

Babin e përcollëm me këtë këngë! E përlotur, Klajda Gjosha tregon momentin më të vështirë të jetës

Politikania Klajda Gjosha diten e sotme ishte e pranishme ne programin ‘ABC e Pasdites ‘me moderatorin Ermal Peçi në një intervistë ndryshe, ku ndau për publikun copëza nga jeta e saj familjare,por mund të themi edhe shpirtërore.

Një nga këto momente ishte edhe në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, ku kënga “Dance me to the end of love” bëri që Klajda të përlotej e të rrëfente se me këtë këngë përcolli në banesën e  fundit babain e saj të ndjerë. “E para është një këngë për prindërit e mi, nga ku mamin tim në këto momente më duhet ta përshëndes me këtë këngë.  Është një këngë me të cilën ajo zgjohet çdo mëngjes dhe bie çdo darkë për të fjetur.

Është këngë që prindërit e mi e kanë kërcyer në çdo festë familjare, shoqërore por jp vetëm. Çdo mëngjes ata të dy zgjoheshin duke vendosur këtë këngë duke e kërcyer dhe pastaj duke u larguar për në punë. Sot babai im nuk jeton më, por edhe ditën e fundit ne e kemi përcjellë pikërisht me këtë këngë. Kjo këngë për mua është shumë, është gjithçka dhe sa herë e dëgjoj sjell kujtime të jashtëzakonshme të familjes sime. Është një këngë që mban gjallë të gjithë ato momente të prindërve të mi dhe të familjes”.

Për të ky duket se ka qenë një nga momente më të vështira të jetës së saj, pasi nga njëra duhet të ruante qetësinë e nga ana tjetër t’ia komunikonte motres së saj që jeton në Hollandë, por që ishte në periudhë shtatzanie.

 “Ka qenë shumë e vështirë për mua sepse kam qenë unë personi që do t’ia jepja lajmin. Me duhej që përveçse të komunikoja atë çka kishte ndodhur, të ruaja edhe situatën e saj sepse nuk doja kurrsesi që në momente e fundit para se të lindte të krijohej edhe një incident me fëmijën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME