Categories Lifestyle

Bajame dhe hurma, formula perfekte për gjumë të qetë

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni. Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninën ose hormonin e lumturisë. Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës.

Kjo e fundit ka ndikuar gjerësisht në cilësinë e gjumit. Lexuesit e AgroWeb.org kanë shprehur shumë interes për kurat më të mira natyrale të gjumit në këtë kohë, e ku kamë mirë se bajamet Bajame dhe hurma arabie, formula perfekte për gjume të qetë Kjo kurë funksionon ndryshe nga ato tradicionale që merren përpara orës së gjumit. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë tetë arra dhe dy hurma Arabie në mëngjes.Besojeni ose jo, ngrënia e mëngjesit luan një rol të ccmuar për gjumin.Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi beson se po jeton në krizë ushqimore dhe prodhon hormonet e stresit. Sa më gjatë të jeni të stresuar aq më e keqe do të jetë cilësia e gjumit.

Nëse ju hani mëngjes të shëndetshëm rregullisht, trupi kupton që ka ushqim mjaftueshëm dhe nuk ndihet i stresuar dhe nuk prek sistemin e gjumit dhe të energjisë. Gjumi është i rëndësishëm edhe kundër mbipeshës. Mungesa e tij ju nxit të konsumoni më shumë ushqime që japin kënaqësi të menjëhershme por që janë të dëmshme për shëndetin.

Përveç gjumit, konsumi i tetë bajameve dhe dy hurmave të thata është një hap i duhur drejt rënies nga pesha dhe përshpejtimit të metabolizmit.Bajamet dhe hurmat, sipas ekspertëve, e përshpejtojnë metabolizmin me të paktën 10 përqind. Kësisoj, përfitimi nga kjo formulë është i dyfishtë. Jo vetëm që do të jeni më pak të stresuar por edhe do të ndëmerrni hapa të shëndetshëm drejt peshës ideale dhe do të flini më mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME