Categories Showbiz

Balerinët e suksesshëm, Ola dhe Esdalini ua kanë ndaluar fëmijëve të merren me balet

Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani ditën e djeshme ishin të ftuar në emisionin “Rudina”. Si rrallëherë në një studio televizive, balerinët treguan gjithçka që nuk dinim për jetën e tyre jashtë sallës së baletit. Shumë pak e dinë, por Ola dhe Esdalini njihen me njëri-tjetrën që prej moshës 10-vjeçare, kur të dy ndiqnin të njëjtën shkollë. Historia e tyre e dashurisë ka nisur si një lojë, në shfaqjen në teatër ‘’Hirushja’’, ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës. Pastaj u shndërrua në përrallën që të gjithë e dimë. Sot ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës 9-vjeçare, të quajtur Olesia dhe Oenit, 2 vjeç. Edhe pse kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e baletit, Ola dhe Esdalini ua kanë ndaluar kategorikisht fëmijëve të merren me balet.

“Nuk diskutohet fare në shtëpinë tonë. S’na pëlqen fare”, -u shpreh Ola, ndërsa Esdalini shtoi: “Ne kemi pasur një sallë baleti, para shumë vitesh, kur vajza ka qenë e vogël. Nuk kemi dashur t’ia imponojmë, duke ditur lodhjen që ka zanati ynë dhe feedback-un që merr mbrapsht. Nuk e kemi pasur qejf. Unë jo njëherë, kategorikisht. Në momentin që vajza vinte, kur bënim kurse, nuk e pranonim. Nuk donim ta ushqenim. Është profesion shumë i lodhshëm. Jemi super të kënaqur që nuk merret me këtë gjë. Le të bëhet avokate, doktoreshë, çfarë të dojë.” Ola ka shtuar gjithashtu se, fatmirësisht, vajza nuk ka fare interes për baletin. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME