Categories Showbiz

Ish-gruaja e portierit të njohur flet për herë të parë për ndarjen: E mora vesh në radio që me tradhtonte

Ajo gjithmonë ka vënë para çdo gjëje familjen, duke shmangur probleme dhe polemika me ish bashkëshortin e saj, portierin e njohur italian, Gigi Buffon. Po flasim për Alena Seredoven e cila disa vite pas flet për divorcin e saj. Tashmë që është më e qetë dhe ka kaluar dhimbjen e ndarjes ka folur për marrëdhënien me ish- burrin.

“Tradhtia e Buffon”? Lajmin e mora vesh nga radio, unë nuk dija asgjë, isha e fundit që e mësova. Mendoj se pas atij lajmi u bëra më e mirë, kam qenë me fat, kemi ende një familje të ekuilibruar, unë nga njëra anë dhe Gigi nga ana tjetër”- ka thënë Alena Seredova. Alena ndarjen nga portieri italian e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë. Këtë gjë edhe vetë Buffon e ka thënë në media. “Ajo kishte të gjthë të drejtën e botës të më hapte propleme por nuk bëri kurrë asgjë të tillë. Ajo ka qenë e mrekullushme”- ka thënë portieri i njohur. Alena Seredova ka treguar më tej se në shtëpi ka ende foto me Buffon. “Ndoshta do t’ju duket e çuditshme, por në shtëpi kemi ende foto bashkë. Të kaluarën mund ta fshish në qoftë se nuk ke fëmijë por kur janë ata gjithcka është ndryshme dhe është qeshrake ta bësh një gjë të tillë, ta fshish.

Kur ishim në periudhën tonë më të errët u mundova të vetëpërmbahesha, mendoja për fëmijët dhe jam treguar më pak impulsive sa jam zakonisht”- ka treguar më tej Alena. Tashmë ajo ka lënë gjithcka pas krahëve dhe është gati të nisë një jetë të re me partnerin e saj, Alessandro Nasi. “Alessandro nuk mori me vete një grua por edhe dy fëmijët e saj. Ai gjeti një femër të brishtë, e cila ishte e inatosur me të gjithë botën, me të gjthë meshkujt. Por pati durimin që ta kthente në jetë sërish. Jam shumë me fat sepse jo gjithmonë kur mbyllet një histori vjen mashkulli i vërtetë në jetën tënde”- përfundoi Alena Seredova.

Gigi Buffon Alena Seredova Min 1140x758

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME