Categories Politike

“Balili thjesht një injorant”, ish-drejtuesi i Policisë: Nuk pati asnjë operacion të sofistikuar!

Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit Mit’hat Havari ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News ku ka komentuar vetëdorëzimin e Klement Balilit, që ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të kësaj jave.

Havari u shpreh se Balili është vetëdorëzuar dhe ky është një fakt i patjetërsueshëm, pavarësisht se ministri Sandër Lleshaj do ta shesë si një operacion të policisë së Shtetit.

“Kur Balili ishte një person shumë i kërkuar ndërkombëtarisht u vunë në dispozicion 100 mijë dollarë, regjisori Pëllumb Kulla thotë që ato para i takojnë atij tashmë që u dorëzua. Klement Balili mbasi priti tre vite dhe shteti dhe policia nuk e gjeti dot, mbasi krijoi situata të përshtatshme për veten e tij u vetëdorëzua. Ai i ka mbyllur problemet e veta, këtu nuk ka operacion të sofistikuar policor, dhe as punë të mirëorganizuar.

Edhe unë po të isha Ministër i Brendshëm do të thoja që ishte një sukses. Balili ka qenë i izoluar, ndërkombëtarisht i kërkuar, nuk shkon kjo punë që të flasësh për negociatat në momentin që ai është vetëdorëzuar. Ai ka pasur presion nga policia dhe nga organet ligjzbatuese, kjo nuk diskutohet.

Populli nuk bashkëpunon me policinë ndaj dhe ai nuk është zbuluar se ku është fshehur.Unë nuk e di se ku ai ka qëndruar, ai mund të sajojë, nuk është rasti i parë që ndodhin fshehje të tilla. Këta nuk duan t’ia dinë për emra kur bëhet fjalë për rrezikimin e pushtetit të tyre.

Balili edhe mund të jetë parë nga ana e policisë lokale, ai mund të gëzojë respektin e rrethit të tij të ngushtë të njohjeve. Ky ka problem me drejtësinë greke, ai ka kërkuar që të mos dërgohet në Greqi, dhe me të drejtë pasi ne e dimë kushtet në të cilat mbahen të dënuarit në burgjet greke.

Unë e dëgjova dhe avokatin e tij Sollakun që tha se nuk ka prova të forta që e rëndojnë pozitën e tij. Ne kemi politikanë sharlatanë të majtë dhe të djathtë që kanë pasuri marramendëse.

Ai është thjesht një injorant, një njeri pa kulturë, unë besoj se kjo çështje do të përfundojë njësoj si rasti Tahirit. Ka vetëm fjalë dhe llafe në përgjime dhe nuk ka asnjë provë serioze. Prokuroria ka rënë vërdallë dhe ende nuk ka gjetur prova për Tahirin, nuk mund të dënohen më njerëzit si në kohën e komunizmit”, u shpreh Havari.

Ndërkohë që Havari kritikoi mënyrën e transportimit që iu bë Balilit nga Delvina, teksa tha se nuk duhej që të transportohej me mjetin personal të Ardi Veliut. Sipas tij negociatat mes Veliut dhe Balilit nëse janë bërë përmes telefonit kanë qenë të regjistruara.

“Unë kam bërë negociata të drejtëpërdrejta me dy vrasës, në kohën kur kam qenë në krye të Policisë në Kamëz dhe në Berat. Ka dhe negociata të tërthorta, ku përdoren njerëz të tretë. Për të qenë i pastër negociatat duhet të zbardhen.

Mendoj se telefoni i Veliut është në survejim dhe çdo bisedë është e kontrolluar, në këtë moment nuk shoh asgjë të keqe. Ai nuk duhet të futej në makinën e drejtorit të përgjithshëm, dhe duhej të ishte futur në makinën e policisë.

Të kontrollonte veprimet dhe ti viheshin prangat pasi ishte i kërkuar. Poqese këta nuk kanë asnjë provë kjo do të ishte një fiasko e madhe. Ai është një person i akuzuar për të cilën kishte një masë arresti dhe nuk mund të sillet drejt Tiranës me makinën e kreut të policisë. Kë po merrnin në makinë?

Nuk përjashtohet mundësia që Veliu ka pasur frikë se mos i dështonte operacioni, po kjo nuk e pengonte që në Sarandë ta prisnin makinat e policisë me punonjës të forcave speciale. Presioni ndaj Balilit ka qenë i vazhdueshëm, edhe pse nuk mund të përmendet publikisht.

Ai ka pasur një pasuri të madhe dhe normalisht që ka menduar për të ardhmen, nxjerrin ca kalamaj të Ministrisë së Brendshme dhe i mësojnë keq të thonë gënjeshtra. Është një bjonde dhe një djalë tjetër i ri që kanë qenë pjesë e OSBE-së. Unë pashë dje dhe ministren e drejtësisë që doli bllof në një studio televizive.

Sollaku bën presion pasi ai është avokat, edhe pse unë personalisht do e kisha të vështirë të isha prokuror dhe më pas të bëja avokatinë e kriminelëve. Nuk mund të argumentohet lënia në liri e Balilit me koston e burgut që ka ai”, u shpreh më tej Havari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME