Categories Lajme

Balla: Gati për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se është bërë gati puna për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa pohoi se Komisioni i Venecias është ftuar që të japë një opinion urgjent. Gjatë fjalës së tij para mediave, Balla u ndal edhe te zgjatja e mandatit të vettingut, që sipas tij është një domosdoshmëri. “Ne nuk duhet të paragjykojmë punën e komisionet. PS garanton se brenda komisionit të Posaçëm ka barazi mes anëtarëve dhe të drejtë vetoje mes dy partive. Besoj se ne do ta gjejmë zgjidhjen në këndvështrimin ose themelin e hedhur prej shumë vitesh kur janë ngritur komisionet e Posaçme.

Marrim ato vendime që kemi dhe vazhdojmë punën.”, tha Balla. Ndërkohë, pyetjes së gazetarit të ‘News24’ Ergys Gjençaj nëse maxhoranca do të siguronte apo jo votat e opozitës për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, Balla tha; “Unë nuk dua që të bëjë debat më për këtë çështje as deklarata që si vlejnë nevojës që ka kuvendi në procedurën parlamentare. Jo i takon Këshillit të Legjislacionit, Komisionit të Ligjeve dhe Venecias që është ftuar nga kryetarja e kuvendit për të dhënë një opinion urgjent. Komisioni i Venecias e ka parashikuar ditët e para të dhjetorit. T’i shmangim diskutimet në publik të kësaj çështjes.

A do e fusni në rend dite kërkesën e prokurorëve për mandat të pakufizuar? Të mos harrojmë që bëhet fjalë për ndryshim kushtetues. Ndryshimet kushtetuese kanë ndryshim, përcaktuar nga Kushtetuta. Nuk ka një depozitim me firma deputetësh që janë i vetmi instrument që fusim këtë nismë në procedurë. Koha në dispozicion është e mjaftueshme pasi asnjë anëtar i Prokurorisë Speciale nuk është në fund të mandatit të tij, por do kemi kohë. Jo si kryetar grupi por si deputet i thjesht. Mendoj se kjo është çështje që meriton të vlerësohet po të nisemi nga ecuria e deritanishme dhe pse jo mos të mbështetet. Unë them se s’ka një nismë. Si e tillë le të fokusohemi te ato që kemi në punën e përditshme të kuvendit. Sot kemi diskutuar plot çështje që lidhen me paketën dhe buxhetit. Grupi i PS do të mbështesë plotësisht paketën fiskale dhe buxhetin për vitin 2022. Jo vetëm që është buxheti më i madh, por dhe i thjesht. Do t’i merrni parasysh kritikat e zotit Erion Braçe? Erioni është një koleg i imi shumë i vjetër, me të cilin diskutoj çdo ditë. Secili nga ne ka këndvështrimin e tij, këto janë çështje të vendimmarrjes politike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME