Categories Lajme

“Ballkoni” i Vlorës, Kanina mbetet pa të rinj! Fshati turistik me mbi 100 shtëpi me të moshuar

I cilësuar si ballkoni i Vlorës, një prej fshatrave më të vjetër dhe turistikë, nga ku ofrohet një pamje e mrekullueshme e qytetit të Vlorës, Kanina po vuan pasojat e shpopullimit. Vetëm 5 kilometra larg Vlorës fshati Kanine sot nuk numëron as gjysmën e banoreve që kishte dikur. Të paktet te rinj qe kane mbetur ne fshat thonë se ne banesa gjen vetëm të moshuar.

“Unë jam nga të paktën dhe përpiqem të mbaj edhe disa shokë të tjerë këtyre për disa punë të tjera. Mbi 90% janë larguar. Shkolla e Kaninës, është drejt mbylljes me një histori 116 vjeçare. Kanë qenë mbi 60 familje, sot janë rreth 250 dhe mbi 100 familje janë vetëm pleq. Në lagjen time ka vetëm 4 të rinj”, thotë një prej të rinjve.  Fshati sot është më i braktisur se kurrë. Ekonomia e dobët, mungesa e vendeve të punës janë disa nga arsyet që kanë detyruar banoret të emigrojnë.“E kam menduar dhe do të largohem”, thotë një tjetër i ri.

Pavarësisht historisë, bukurisë, zhvillimit dhe potencialit turistik, Kanina sot e braktisur edhe nga investimet. “Ne nuk kemi ujë të pijshëm. Mungesa e infrastrukturës. Unë jam larguar por jam kthyer prapë pasi më vjen keq për vendin tim”, tha u riu. Ne nder fshatrat me te vjetra te Vlorës, Kanina njihet edhe për kalanë historike, në të cilat janë zhvilluar luftime të përgjakshme për mbrojtjen e territorit të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME