Categories Lajme

Balluku: Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj të mbajtur në Kuvend u shpreh se ka nisur puna për ndërtimin e kantierit ku do të ndërtohet aeroporti i vlorës, që sipas saj, do të jetë më i madhi në vend. Ajo tregoi se ky aeroport do të përmbushë një ëndërr tjetër të shqiptarëve, atë të udhëtimit drejt vendeve të largëta, me qytetarët shqiptarë që nuk do të kenë nevojë të ndalojnë në një vend tjetër gjatë udhëtimit drejt SHBA-ve.

Përgjegjësia dhe detyrimi ndaj qytetarëve në këtë moment është më shumë se kurdoherë tjetër, sepse vitet fundit janë shenjuar nga fatkeqësi natyrore dhe sfida të shumta. Dëgjova sot se fatkeqësitë na i paska dërguar Zoti që të tregojë fytyrën e vërtetë të Edi rmaës. Megjithatë, neë vazhduam punën kudo ku ishte e mundur. Tashmë shpresojmë të jemi në fundin e kësaj pandemie. Aeroporti i Vlorës tashmë është një realitet. Po hidhen hapat e parë për ndërtimin e kantierit, të aeroportit më të madh në vend që do të përfundojë për 36 muaj, që do të përmbushë një ëndërr tjetër të shqiptarëve, atë të fluturimit drejt vendeve të largëta. Kështu, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt SHBA-ve pa patur nevojë të ndalojnë në një tjetër vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME