Categories Lajme

Balluku: Drejtoria e Transportit Rrugor është shndërruar në model, 167 mijë shërbime në tetë muaj

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është shndërruar në një model. Gjatë tetë muajve të viti 2019 në sportelet e kësaj drejtorie janë ofruar 167 mijë shërbime ose 14,6% shërbime më shumë se në të njëjtën periudhë më vitin e kaluar”, tha sot Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në ceremoninë e 20 vjetorit të kësaj Drejtorie.

Balluku tha se “Transporti Rrugorë është një pjesë e pandashme e shoqërisë tonë, ndaj mbarëvajtja e tij është një nga indikatorët e cilësisë së jetës së qytetarëve. Jo vetëm infrastruktura, por dhe cilësia e shërbimit luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Sfidat e sektorit rrugor janë të gjithanshme, por skuadra e kësaj Drejtori i sfidoi të gjitha sfidat dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme”.

Balluku theksoi DPSHTRR është shndërruar në një model, shembull për të gjitha drejtoritë e tjera.

“Gjatë këtij viti ka ndërmarrë dhe realizuar me sukses një sërë iniciativash dhe fushatash me qëllim përmirësimin e performancës se ofrimit të shërbimeve. Falë një ristrukturimi thelbësor është bërë e mundur lehtësimi i një sërë praktikash burokratike dhe shkurtimi i afatit për marrjen e shërbime, ndërsa janë ofruar shërbime të reja për qytetarët, të gjitha këto në plan dhe në kuadër të strategjisë të derregullimit që qeveria Rama prej vitesh praktikon. Pra të gjitha shërbimet që ne ofrojmë ofrohen në kohë më të shkurtër dhe me çmime të ulëta për qytetarët dhe synimi është ti ofrojmë në kohë më të shkurtër, ashtu siç ndodh me rastin e patentave”, tha ajo.

Balluku përmendi faktin e radhëve të gjatë marrjes së një patente, ndërsa sot printohet për 30 minuta.

“Për herë të parë nuk ekziston problemi i patentave por dua të theksoj se plani ekonomik i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është realizuar në masën 106% duke gjeneruar 10% më shumë të ardhura se vitin e shkuar. Këto të ardhura janë përkthyer investime pasi janë çelur 6 zyra të tjera nën rajonale, janë rikonstruktuar një numër i madh i degëve të drejtorisë në të gjithë vendin dhe ka nisur rikonstruksioni i godinave si në Fier apo Laç”, tha ajo.

Po ashtu, Balluku tha se skuadra e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka luajtur një rol të rëndësishme edhe në luftë kundër informalitetit rrugor duke vendosur rregull dhe ligjshmëri dhe sot është bërë një skuadër model, pasi në radhët e tyre nuk ekzistojnë as korrupsioni as gjobë vënia, por më tepër janë të mbështetur nga teknologjia që ofron transparencë të plotë”.

“Sot Drejtoria posedon pajisjen më moderne e cila ndalon të gjitha makinat e tonazhit të lartë në çdo aks të Shqipërisë dhe vetëm në 5 minuta arrin të nxjerrë raportin e kolaudimit”, tha ajo. /atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME