Categories Lajme

KPK në “sitën” e Vetingut më 4 nëntor dy kryetarë gjykate dhe një prokuror të Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë tri seanca dëgjimore më 4 nëntor, ku do të kalojnë në sitën e Vetingut, Sulejman Kurtin, kryetar i Gjykatës Elbasan, Brunilda Malo (Orhani), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë dhe Përparim Kullurin, prokuror i Krimeve të Rënda në Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Sulejman Kurti, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan.

KPK ka shpallur në kalendarin e axhendës së Vetingut, datën 4 nëntor, ora 10:00 për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Sulejman Kurti, prokuror i Krimeve të Rënda Tiranë.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar edhe trupën gjykuese, që përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë.

KPK, ka shpallur në kalendarin e axhendës së Vetingut, datën 4 nëntor, ora 12:00  për Brunilda Malo (Orhani), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar trupën gjykuese që përbëhet nga Xhensila Pine, Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari.

Gjithashtu, KPK ka shpallur në kalendarin e axhendës së Vetingut, datën 4 nëntor ora 2:00, Përparim Kulluri, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar trupën gjykuese që përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi për prokurorin Përparim Kulluri.

Të tre subjektet e rivlerësimit do të përballet me Vetingun për tre kriteret klasike: atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME