Categories Lajme

Rakacolli: Vitin e fundit janë licencuar 88 mjekë të huaj për të punuar në Shqipëri

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli deklaroi sot se “Urgjenca Kombëtare ka pësuar një ndryshim rrënjësor dhe  në numrin 127 apo 112 mund të telefonojë e gjithë Shqipëria”.

Gjatë një interviste televizive, Rakacolli tha se “tashmë personeli i ambulancave është një personal i trajnuar mirë dhe vetë flota e ambulancave është pajisur me automjete të reja në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Europian”.

Sot, një risi e shërbimit të urgjencës është dhe helikopteri, i cili sipas zv/ministres, ngrihet shumë më shpesh. “Nëse më përpara që të vinte të asistonte helikopteri duhet të kishe diçka vërtetë serioze, tani po bëhen gati 260 misione për këtë viti, pra gati një në ditë.  Helikopteri është në çdo moment në dispozicion për tu ngritur, kur nga ekipi i urgjencës gjykohet se rasti duhet asistuar me mision ajror”, – thekson zv/ministrja Rakacolli.

Duke folur për kontrollin bazë mjekësor, Rakacolli tha se “koncepti i check up ose kujdesit mjekësorë bazë është bashkëkohor sepse në radhë të parë është një mjet për t’u kujdesur si duhet për pacientët. Në gjithë botën politikat shëndetësore po drejtohen tek parandalimi. Shumë njerëz vuajnë nga depresionet dhe këto sëmundje përbëjnë barrën kryesore të sëmundjeve shëndetësore.  Lajmi i mirë është që këto sëmundje mund të parandalohen e që të parandalohen duhet të njihen nëpërmjet analizave, a kemi yndyrna, a kemi diabet a kemi të dhëna për sëmundje malinje dhe janë të gjithë analizat që ofrohen në check up që e ofrojnë këtë gjë”.

Referuar statistikave, vitin e kaluar e kanë bërë checkup-in rreth 400 mijë qytetarë ndërkohë që sipas ministres, vetëm gjatë 9 muajve të këtij viti, janë bërë më shumë se 400 mijë kontrolle.

E pyetur rreth vaksinës anti-grip, e cila u anonçua sot se do të fillojë të shpërndahet në komunitet, Rakacolli tha se, “javën tjetër do fillojmë me vaksinimin anti-grip, me personalin mjekësor si fillim sepse ai është më i prekuri, më i predispozuari për të marrë gripin, pastaj me grupet më vulnerable të komunitetit”.

Sa i përket sistemit të shëndetësisë në Shqipëri, zv/ministrja thotë se “objektivat janë të qarta. Ne duhet të ecim përpara sepse ka vërtetë shuam gjëra për t’u bërë. E rëndësishme është që janë vënë themelet mirë dhe pastaj çdo gur që vihet e ngre ndërtesën”.

Në fund, Rakacolli u ndal edhe tek largimet e mjekëve nga Shqipëria ku tha se, “vetëm në vitin e fundit janë licencuar 88 mjekë të huaj për të punuar në Shqipëri, kanë ardhur 8 studentë që kanë mbaruar jashtë mjekësinë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME