Categories Lajme

Banka e Shqipërisë bleu 8.4 milionë Euro të premten, kursi ngelet i qëndrueshëm

Banka e Shqipërisë zhvilloi të premten ankandin e radhës për blerje të valutës në tregun e brendshëm financiar.

Sipas të dhënave nga tregu, në ankand u blenë gjithsej 8.4 milionë Euro. Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 8 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej tetë milionë Eurosh.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 117.15 dhe 117.33 Lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 117.27 Lekë. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 0.4 milionë Eurosh, me kursin mesatar prej 117.27 Lekësh.

Kursi mesatar i ankandit rezultoi më i ulët se kursi mesatar i kuotuar nga bankat tregtare për operacionet në shitje të Euros (Ask) ditën e premte, që ishte në vlerën 117.46 Lekë.

Ashtu si ka ndodhur edhe në rastet e tjera, ankandet e Bankës së Shqipërisë nuk e ndikuan shumë ecurinë e kursit të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të premten Euro u këmbye me 117.15 Lekë, me një rritje shumë të lehtë prej 0.02 pikë krahasuar me ditën e enjte.

Euro preku këtë vlerë nivelet më të ulëta historike në kursin e këmbimit me Lekun, duke zbritur deri në 116.6 Lekë, në fund të muajit Korrik. Gjatë muajit Gusht, kursi pati një korrektim të lehtë në rritje, të lidhur kryesisht me blerjet e valutës nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për nevoja të importit të energjisë elektrike. Kërkesa e KESH e frenoi nënçmimin e mëtejshëm të Euros gjatë gushtit dhe ekspertët tashmë besojnë se efekti sezonal i lidhur me turizmin po zbehet gradualisht.

Mbiçmimi më i lartë historik i Lekut në kursin e këmbimit me Euron ka ndihmuar ekonominë shqiptare të amortizojë pjesërisht presionet e forta inflacioniste nga tregjet e huaja të mallrave.

Në kalendarin vjetor të ndërhyrjeve në tregun valutor, të hartuar në fund të vitit 2021, Banka e Shqipërisë kishte planifikuar 15 ankande të blerjes së valutës. Bazuar në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohet që për vitin 2022 të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 140 dhe 200 milionë eurove.

Blerjet e programuara të valutës nëpërmjet ankandeve nuk kanë qëllim të ndikojnë ecurinë e kursit të këmbimit, por bëhen për nevojat e administrimit të rezevrës valutore të vendit. Në mesin e këtij viti, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 4.9 miliardë Eurove, në rritje me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vlera e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar afërsisht 7.7 herë vlerën mujore të importeve (mbështetur në vlerën mesatare të importeve për 7-mujorin 2022). Një nga parametrat bazë për të përcaktuar madhësinë e rezervës valutore është aftësia për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon pothuajse tetë muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale./Monitor

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME