Categories Lajme

Banori i “Petro Ninit” flet pas lirimit nga policia: Unë 60 kg, më akuzojnë se kërcënova përmbaruesin 90 kg

Edhe në mbrëmje ka qenë mjaft e tensionuar situata në banesën tek “Petro Nini” në Tiranë.

Edhe pse përmbaruesit dhe forcat policore janë larguar, banorët shprehen të frikësuar se ata mund të rikthehen gjatë natës.

Një ndër banorët që u shoqërua në komisariatin numër 2 dhe u lirua në mbrëmje, foli për Ora News.

Banori u shpreh:

“Mua më shoqëruan se po thoja për këtë zonjën këtu që lëreni të mbrojë shtëpinë. Kaq. Kjo është taktika që përdori policia për të pakësuar rezistencën këtu. Kjo është filozofia, të heqim atë që reziston më fort. Na mbajtën 10 orë.Përmbaruesi kishte thënë se kërcënuam përmbaruesin me veze, si mund ta kërcënoj unë jam 60 kg, ai 90?”

Mbi ngjarjen:

IKMT ka shkuar të prishë banesën e dy familjeve Llapaj dhe Dervishi në rrugën “Sami Frashëri”, përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Tiranë.

Dy familjet Llapaj dhe Dervishi, prej 22 vitesh janë sorollatur nëpër gjyqe, pasi pronën që e kanë blerë në 1993, por që kanë jetuar aty që prej 1953, po kërkon t’ua marri ish-pronari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME