Categories Sport

Barcelona vendos, zyrtarisht nuk largohet nga Superliga

10 klube u tërhoqën nga Superliga Evropiane pas presionit të madh, por jo edhe Barcelona me Real Madridin. Tashmë edhe zyrtarisht, skuadra e Barcelonës ka vendosur të mos largohet nga Superliga Evropiane. Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në faqen zyrtare, duke treguar edhe arsyet se pse nuk largohet nga vendimi i marr ditë më herët. Barcelona shkruan se futbolli ka nevojë për reforma strukturore për të garantuar qëndrueshmërinë financiare.

“Duke pasur parasysh reagimin e publikut që projekti i Superligës Evropiane ka gjeneruar në shumë dhe shumë sfera të ndryshme, nuk ka dyshim që FC Barcelona vlerëson se kërkohet një analizë shumë më e thellë e arsyeve që e kanë shkaktuar këtë reagim në mënyrë që të rishikohet, nëse është e nevojshme, dhe në masën e kërkuar, propozimi siç është formuluar fillimisht dhe zgjidh të gjitha ato çështje, gjithmonë për të mirën e interesit të përgjithshëm të botës së futbollit”, u tha në deklaratë.

“Një analizë e tillë e thelluar kërkon kohë dhe qetësi të nevojshme për të shmangur ndërmarrjen e ndonjë veprimi të nxituar. Vendimi u mor me bindjen se një dorëheqje e pretenduar për të qenë pjesë e kësaj nisme si një klub themelues do të kishte qenë një gabim historik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME