Categories Lajme

Baseni i Bovillës i rrezikuar nga erozioni/ Ndërtimet pa kriter në Tiranë dhe Durrës po sjellin degradim të tokës

Tirana paraqitet me nivelin më të lartë të presionit mbi degradimin e tokës, kryesisht prej ndërtimeve pa kontroll, shtimit të popullsisë dhe erozionit, thuhet në një studim të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë për masat dhe mjetet që duhen marrë kundër ndikimeve negative të klimës në mjedis.

Tirana dhe Durrësi janë vlerësuar me normën më të lartë të rrezikut për shkak se dyndjet e popullsisë nga qytetet e tjera janë bërë jashtë kontrollit të shtetit.

Urbanizimi i shpejtë dhe i pakontrolluar, që po bëhet jashtë ndikimit të shtetit, i përkeqëson kushtet e përdorimit të qëndrueshëm të tokës. Me vonë, në rast fatkeqësish natyrore, popullsia e këtyre qyteteve pëson edhe demet më të mëdha.

Gjithashtu Tirana dhe Durrësi vlerësohen me një rrezik të lartë për ndërtimet jashtë kontrollit në raport me planet urbanistike.

Qytete e Shkodrës dhe të Lezhës paraqiten më të nivelet më larta prej përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shtyra dekadat e fundit edhe nga ndryshimet klimaterike.
Shkodra dhe Lezha gjithashtu kategorizohen si qarqet me rrezikun më të lartë për humbjen e biodiversitet nga ndryshimet e klimës.

Ndërsa qarku i Kukësit klasifikohet si më i rrezikuari nga degradimi masiv i tokës prej largimit masiv të popullsisë.

Rezultatet specifike të monitorimit të erozionit në basenin e Ulzës treguan se tashmë 31% e rezervuarit është e mbushur me sediment, me një pjesë të konsiderueshme të depozitimit, që ndikon kapacitetin funksional të HEC-ve.

Pyjet janë mbizotëruese në Ulzë me vetëm 43% të sipërfaqes totale, ndërsa 30.3% është e ekspozuar ndaj erozionit të tokës.

Gjithashtu baseni i Bovillës është i rrezikuar nga eurozioni, pasi rajoni është i banuar nga 9 fshatra, të cilat kanë ndihmuar në degradimin e pyjeve me shkurre të kombinuara me kullota.

Degradimi i mbulesës së bimësisë që vlerësohet nga imazhet satelitore është në rangun prej 12% deri në 22%.

Pjesët e poshtme janë më të shfrytëzuara nga aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, bimësia degraduese natyrore.

Studimi i PNUD cilëson se sidoqoftë, cilësia e ujit ndikohet nga mbeturinat e njerëzve dhe plehrat e kafshëve që arrijnë në rrjedhat e poshtme në kohë reshjesh.

Tabela


/Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME