Categories Lajme

Kontrabandë 63 steka cigaresh në Kakavijë, prangoset 40 vjeçari

Policia Kufitare ka goditur sot një rast të trafikimit të mallrave.

Sipas informacioneve mësohet se në pranga ka rënë shtetasi B.L. 40-vjeç, të cilit i janë gjetur 63 steka cigaresh dhe dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

40-vjeçari po udhëtonte me autobusin e linjës Tiranë-Athinë dhe në tualetin e mjetit kishte fshehur mallrat që tentoi ti kalonte kontrabandë.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare godet një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Fsheh mallrat në mjet me qëllim mospagimin e detyrimeve doganore, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një autobus i linjës Athinë-Vlorë, në të cilin kishte dhe mallra të fshehura me qëllim mospagimin e detyrimit doganor, do të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet doganore kryen një kontroll në këtë mjet.

Gjatë kryerjes së kontrollit, në pjesën e brendshme të autobusit, në një vend të përshtatur në pjesën e kondicionerit dhe në pjesën e tualetit u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63 steka cigaresh, si dhe në bagazhin e mjetit u gjetën dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 40 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME