Categories Lajme

Basha akuzon Ramën: I gjithë Durrësi ka vetëm 15 tamponë, sa para i dha vetëm dje máfies së plehrave

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka nisur konferencën e shtypit sot me një denoncim për atë që po ndodh në parlament, ku Manastirliu po justifikon vendimet e qeverisë për Covid 19. Basha tha se qeveria ka gënjyer dhe për numrin e víktimave të Covid, një pjesë e të cilëve mbahet i fshehtë.

“Dua të dënoj maskaradën e ministres së Shëndetësisë në këto momente në Kuvend, që po mundohet të mbulojë dështimin e Edi Ramës”, u shpreh Basha. “E vërteta e shifrave të të infektuarve është fshehur dhe unë kam disa fakte nga rrethi i gjërë familjar. Po gënjejnë për numrin e vërtetë të víktimave dhe të personave të infektuar. Përmasat e vërteta të infeksionit po mbahet e fshehtë sepse Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit të pandemisë.

Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën. Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve. Numri i lartë i infeksioneve dhe víktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës.

Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro máfias së plehrave. Kjo shumë parash ëahtë baraz me 14 mijë tamponë. Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”, u shpreh Basha. “Ai e ka ndarë mendjen që këtu të bëhet kërdia, për të mbushur xhepat e klientëve të tij, duke plaçkitur xhepat e shqiptarëve. Ky është terrorizëm shëndetësor, po të kishte drejtësi funksionale, kjo do ishte shpërdorimi më i tmerrshëm i detyrës që mund të bëjë një kryeministër”, tha më tej Basha.

“Prej 5 javësh e kemi paralajmëruar, i kemi kërkuar të shtojë testimet, të japë bonuset për mjekët dhe infermierët. Prej 4 javësh i kërkojmë të rimbursojë paketën e trajtimit të COVID për të sëmurët në shtëpitë e tyre. Fondi i mjaftueshëm për 14 mijë tamponë i është paguar dje biznesit të plehrave.

Jemi në humnerë. Çdo jetë e humbur e ngarkon me përgjegjësi penale Edi Ramën. Nëse do të kisha një instrument për ta fshirë nga karrigja, do ta kisha bërë sot. Por instrumenti i vetëm që kemi për ta rrëzuar Edi Ramën nga karrigja është 25 prilli. I bëj thirrje prokurorisë të hapë hetimet për abuzimet e të babëziturve që po pasurohen mbi fatkeqësinë”, u shpreh më tej Basha në konferencën me gazetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME