Categories Lajme

Basha i përgjigjet Berishës: S’ka dy PD dhe as institucione paralele

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit gjatë konferencës së sotme për shtyp se, nuk tërhiqet nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor. Basha në reagimin e tij nga Kryesia, tha se Berisha duhet të ‘zhvishet’ nga çdo iluzion se nuk ka dy PD.

REAGIMI I BASHËS: PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmosur. PD ka rregulla dhe statut te qarte. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo dite para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtare, shkelja është bere ne mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë më 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion.

Nuk ka dy PD, ka vetëm një PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele. Më 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim Kryesisë.

Kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike? Sali Berisha

60% Lulzim Basha

14% Dikush tjetër

26% Votes 9834

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME