Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe temën kryesore të momentit, zgjedhjet e 25 prillit. Basha deklaroi se përbën shqetësim të madh për të që gruaja shqiptare nuk merr atë që meriton. Basha premtoi kthimin e normalitetit dhe një politikë me fytyrë e shpirt njerëzor.
BISEDA E PLOTË
Lulzim Basha: Si jeni?
Xhulia Hysa: Mirё.
Grida Duma: Xhulia ka punuar nё komunikim.
Lulzim Basha: Jeni gazetare?
Xhulia Hysa: Po Juriste dhe merrem dhe me marketing.
Lulzim Basha: Gazetare, juriste dhe me marketing?
Xhulia Hysa: Po si çdo e re kёshtu duke kërkuar veten.
Lulzim Basha: Shumë mirё shkëlqyeshëm.
Grida Duma: The ke mbaruar nё… Xhulia Hysa: Unё vazhdoj tё jem studente nё, pёr Drejtësi nё vit tё tretё dhe jam pёr Drejtësi siç tё thash dhe tani po pres pёr njё tё ardhme mё tё mirё.
Rajmonda Basha: Unё jam Rajmonda, kam mbaruar pёr Shkenca Politik, aktualisht jam Master Studime Rajonale, master shkencor dhe punoj si gazetare. Lulzim Basha: Po bën studime tё politikës rajonale si master? Rajmonda Basha: Po, master shkencor dhe po punoj si gazetare.
Edna Roshi: Përshëndetje! Jam Elda. Atëherë kam mbaruar studimet nё nivel bachelor nё Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pastaj kam mbaruar mastarin pёr Studime Strategjike. Momentalisht drejtoj njё aktivitet privat si menaxhere dhe administratore. Dhe s’di ç’ tё them mё shumë, do tё kisha patjetër dëshirë tё mund tё ushtroja profesionin nё atё çka unё kam mbaruar, por me shumë shpresë dhe bindje tё plot do gjërat do tё vijnë mё mirё patjetër.
Lulzim Basha: Absolutisht! Jemi njё vend shumë tё bukur me tё gjitha kuptimet. Domethënë nё shoqërinë qё ndodhem, dhe nё ambientin qё ndodhem duket sikur je nё zemër tё Europës. Edna Roshi: Kjo ёshtё edhe arsyeja, pse ne dhe si ne tё gjitha tё rejat këtu por edhe ata tё tjerët qё, tё cilët kemi ndenjur dhe përpiqemi, kemi treguar besim qё çdo gjё do tё vij momenti.
Lulzim Basha: Kjo ёshtё e rëndësishme se ambienti nё vetvete nuk e bën kёtё njё hapësira Europiane, prandaj e nisa me shoqërinë qё ndahen dhe nё ambientin ku ndodhemi. Këtu jemi nё zemër tё Europës, nё fakt nga ana gjeografike jemi nё zemër tё Europës. Nga ana politike, ekonomike dhe shoqërore ende jo. Por do tё ishte shumë mё keq nё qoftë se nuk do tё kishim tё paktën potencialet, kapacitetet njerëzore pёr t’u mbështetur qё ta bёjmё atё ёndёrr realitet.
Grida Duma: Po, por diskutimet qё bёjmё tё vërtetat, tё vërtetat fare domethënë se kjo ёshtё themeli. Si ti afrohemi brezit tё ri? Tё cilët nё fakt na tejkalojnë shumë shpesh edhe përtej planeve e programeve etj, etj. Problemi qё kanё gjithmonë ёshtё kjo çështja ёndёrr e integrimit. Pёr çfarë ёndёrrohet nё Shqipëri? Si ёndёrrohet nё Shqipëri? Edhe e gjithё e gjen kudo dhe po tё takoheshim 15 vjeçare, apo 16 vjeçare apo 20, apo 22 dhe i thua çfarë do tё bëhesh? Shumë shpesh gjen djalin apo vajzën e re qё nuk di tё tё kthej njё përgjigje. Sepse shpesh e di qё shkolla e ka mbaruar por shpesh nuk do ta bёj atё profesionin sepse modelet qё ka rreth e pёr qark janë modele me lekë. Dhe nё kёtё do tё diskutojmë pak, si mundemi ne le tё themi rinisё apo çunave dhe gocave qё leku nuk vlen gjithçka është ngatërruar në Shqipëri gjithë kohën që, ai që do të bëj para nëpërmjet punës, i barabartë me atë që do të bëjë para nëpërmjet korrupsionit, vjedhjes, përfitimit, e tjerë, e tjerë. Ne duhet të ndajmë njeriun e suksesshëm që e shijon mirëqenien me para dhe që e ndërton paranë gradualisht.
Se kjo gjëja për t’u bërë i pasur brenda ditës, po e shkatërron totalisht Shqipërinë. Pasuria brenda ditës, e dua dje, ta kisha dje. Kjo gjëja po e shkatërron gjithë rininë që sa herë që mblidhen, gjithë diskutimi është ëndërrojmë të kemi ca lekë. Dhe në fakt është kthyer në model kush? Makina e mirë, celulari i mirë, statusi i veshjes firmato, të gjitha janë të këndshme dhe kush nuk do t’i donte. Por çështja është që nuk janë qëllimi i jetës. Të thonë të gjithë në mënyra nga më të ndryshmet, sa lekë ke, sa lekë ka ai, çuni i filanit, çuni i filanes nëse ka para vlerësohet, nëse s’ka para demotivohet plotësisht. Ajo që ndodh rëndom, është kjo rënia e ëndrrës për t’u bërë njeri i arrirë.
Edhe në fakt nuk është më trendi, as nuk është fendi, as nuk është e bukur sot të thuash që jam mjek. Mjek dakord se e shikojnë si pozicion të rëndësishëm, po t’i thuash jam profesor sot, nuk përbën ndonjë status të veçantë. Është një status i mbaruar. Po t’i thuash jam djali i filan biznesmeni apo jam djali i atij që ka marrë atë tenderin, menjëherë në shoqëri rritet status-quo. Dhe ky lloj ëndërrimi i njeriut që bëhet me profesionin përgjatë, është gjëja që ne duhet të kthejmë. Njeriu që është bërë me profesionin përgjatë. Si ke ëndërruar?
Lulzim Basha: Paraja nuk blen gjithçka. Ka një këngë të njohur të Beatles “can not buy me love”, paraja nuk blen dot dashuri, paraja nuk të blen dot shokë. Dashuria dhe shokët që vijnë nga paraja, nuk janë as dashuri, as shokë. Një individ i arrirë në një shoqëri të arrirë, më të rëndësishme ka të ndihet në harmoni, në lumturi. Një pyetje shumë e vështirë, në shumë gjuhë është: cila është fjala e kundërt e vetmisë? Edhe në shqip më thoni, cila është fjala e kundërt e vetmisë?

