Categories Lajme

Basha: Nesër firmosim një marrëveshje për kulturën, Teatri do të ruhet

Me largimin e policisë dhe pas mëse 12 orësh përplasje, lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në mbrëmje pranë Teatrit Kombëtar, nga ku ka premtuar para artistëve se do të nënshkruajë një marrëveshje me ta për ruajtjen e godinës dhe shpalljen e saj si një monument kulture. Basha deklaroi se nesër në orët e paradites do të firsmohet marrëveshja.

Basha: Kjo godinë është kujtesë e trashëgimisë kulture dhe tregues i kulturës të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Beteja do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave europiane, mbi këtë regjim hajdut antipopullor dhe antikombëtar.Që nesër të nisë rezistenca. Kërkoj nesër që të jemi të gjithë këtu.

Sepse nesër në këtë godinë do të nënshkruajmë marrëveshjen me Aleancën e Teatrit. Dhe njëherë mirënjohje për qendresën tuaj. Nesër në 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu mes Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita. Më tutje Basha falenderoi të gjithë qytetarët, arsitët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile që qëndruan në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Basha: Të dashur bashkëqytetarë, artistë, anëtarë të Aleancës për Teatrin dua t’ju falënderoj nga zemra për shembullin heroik dhe qytetar që i treguam mbarë botës krahë krenarisë kombëtare, Aleancës për Teatrin, aleancës me kauzën më fisnike. mirënjohje për qëndresën tuaj. Jeni krenaria dhe frymëzimi për çdo shqiptar që e do Shqipërinë si Europa, jeni frymëzim për opozitën. jeni etaloni i ri i qëndresës kundër së keqes. E kuptoj gëzimin dhe lirimin të secilit prej jush. Kemi parë sot brutalitetin e plotë të një shteti mafioz e kriminal në shërbim, të një hajduti psikik që do të shkatërrojë gjithçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME