Categories Lajme

Basha për koalicion të madh, ftohet për t’u bashkuar edhe Bamir Topi

Lulzim Basha pret sot në selinë blu aleatët për të firmosur marrëveshjen e koalicionit. Surpriza e koalicionit të PD është që në listë do të jetë edhe Fryma e Re Demokratike e themeluar nga Bamir Topi. Ish-presidenti ka qenë në koalicion me PS në zgjedhjet e shkuara. Gjithashtu risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI.

I pari që do të firmosë dokumentin është Agron Duka i PAA-së në orën 12:00. Duka do të ketë 12 përfaqësues në 12 qarqet, ku do të ketë një vend në listën e sigurte. Ndërkohë në orën 13:00 Basha do të firmosë me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi.

Ky i fundit do të ketë tre kandidatë. Pas Shehit në selinë blu do të mbërrijnë më pas edhe Shpëtim Idrizi në orën 14:00. Mësohet se Idrizi do të ketë 11 kandidatë në të gjithë Shqipërinë. Nga këto vetëm dy kandidatë do të jenë në listën e gjelbër. Pas Idrizit në selinë e PD do të mbërrijë kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Ky i fundit do të ketë 7 përfaqësues në të gjithë Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME