Categories Politike

Basha provon byrekët e famshëm të Lushnjes: E kam stacion të përhershëm

Kreu i opozitës Lulzim Basha në vijim të turit të tij të takimeve elektorale në Lushnje, ndaloi për të provuar edhe byrek, në lokalin më të famshëm të kësaj zone.

Basha tha para punonjësve se e ka ndalesë të përhershme sa herë shkon në jug. Ndërsa stafi i serviri kryedemokratit byrek me kos dele. “Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj. Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës,” tha Basha.

Më herët kreu i demokratëve ishte për vizitë edhe në një familje lushnjare. Basha u zotua se do të sjellin ndryshimin dhe qeverisja e ardhshme do të jetë e afërt me qytetarët. “Shqetësimi i madh dhe pritshmëria më e madhe është të ndalim largimin e të rinjve. Zotimi kryesor i yni është që qeveria të jetë në krah të qytetarëve. Të ulë taksat, çmimin e naftës. Në këtë investim vend të veçantë ka familja. Shqipëria po zvogëlohet për dy arsye e para që po ikin dhe e dyta që nuk po krijohen familje. Çiftet e reja nuk po bëjnë fëmijë për shkak të pamundësisë.

Do të in vestoj fuqishëm tek ekonomia shqiptare dhe ju garantoj që nuk do ju zhgënjej. Shpresa është kudo për ndryshim. Shqiptarët kanë ngritur në këmbë. Po u ngritët shqiptarët në këmbë s’ka gjë që i ndalon. Mbarë do ecë. Edhe socialistët janë bërë bashkë për ndryshim. Do t’i japim fund përçarjes,” tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME