Categories Politike

Basha takohet me Di Maion: Zhbllokimi i dialogut politik sipas propozimit të Shtatorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio këtë të mërkurë. Pas përfundimit të takimit, kreu i opozitës pati një prononcim për mediat ku shprehu mirënjohjen ndaj shtetit italian për ndihmën e jashtëzakonshme që dha pas tragjedisë së 26 Nëntorit.

“Ndërkohë që faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare, të pastreha në nevojë urgjente për ndihma humanitare, për ushqime dhe për vlerësimin sa më shpejt të banesave të tyre,  riparimin apo rindërtimin e tyre. Italianët ishin ndër të parët. Kam qenë vetë dëshmitar, me një pjesë prej jush,sesi ardhja e tyre me pajisjet dhe ekspertizën e duhur, ishte një mbështetje jo thjesht morale për njerëzit tanë, për efektivat tanë të rraskapitur që gërmonin me duart bosh nën rrënoja, por, faktikisht, edhe për përshpejtimin e operacioneve kërkim shpëtimit, që me siguri ndihmuan për të shpëtuar dhjetëra jetë”.

Basha shprehu falenderimet edhe për rolin që Italia ka kryer në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kreu i opozitës dhe Ministri i Jashtëm italian diskutuan edhe për krizën politike në vend. Basha ka kërkuar që qeveria të kalojë në vepra.

“Ndaj, për këtë kam kërkuar dhe dua të insistoj që të kalohet nga fjalët, shfaqjet dhe sjelljet e papranueshme, intimiduese ndaj medias, ndaj gazetarëve, ndaj analistëve, ndaj qytetarëve, duket se janë një produkt me tepricë dhe totalisht i panevojshëm, në këtë kohë krize, të kalohet urgjentisht në veprat të cilat janë detyrë e qeverisë”, tha Basha sipas të cilit ekonomia jonë ishte e goditur nga tërmeti ekonomik edhe përpara tërmetit të 26 Nëntorit.

Kreu i selisë blu u pyet edhe nëse do të ulet në tryezë me Ramën. Basha theksoi se fokusi dhe energjia e tij dhe e PD-së është ndihmesa në çdo formë dhe mënyrë e njerëzve dhe jo të bëhet pjesë e një shfaqje që po turpëron dhe po i shton dhimbjen dhe vuajtjen qytetarëve.

“Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë me dhjetëra herë. Fokusohuni tek mesazhi që sapo ju dhashë: Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të Shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë, jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës”./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME