Categories Lajme

Basha thirrje Berishës: Boll harxhove kohën e demokratëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim basha përsërirti sot deklaratën e mbrëmshme të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi lidhur me 4200 formularët e dorëzuar në Këshillin Kombëtar të PD nga Sali Berisha. Basha theksoi se Berisha nuk i ka mbledhur firmat dhe ndaj nuk i ka dorëzuar siç parashikon statuti. Kreu i demokratëve ju rikthye edhe njëherë trekëndëshit të Bermudës, duke deklaruar se ka të dhëna se regjimi është pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD.

Ndaj pati një apel të qartë për ish-kryeministrin Berisha. “Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën!” Komunikimi për mediat i kreut të PD-së Basha Basha: Nëse do ti kishte mbledhur firmat do kishte dorëzuar sipas statutit që të nismin procedurën e  statutit. E gjitha ka qenë blof. Atë që nisi betejë gjoja për demokratizimin e PD përfundoi si betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal. Pyetje: Nëse firmat do dorëzohen do shkoni në Kuvend?

Përgjigjia e statutit është fare e qartë, ka një proces shumë të qartë. Pyetje: Pse nuk thërrisni ju një Kuvend Kombëtar? Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm do ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Kam thënë që asnjë Kuvend dhe asnjë institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës dhe askujt tjetër. Do të mbetet shpresa e demokratëve. Do ecim përpara. Kemi përpara një armik jo kundërshtar, kemi një regjim përballë.

Trekëndëshi i Bermudës? Regjimi mbështetet në një trekendësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD. Kam vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën.Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore ashtu siç i di fare mirë rregullat e kësaj partie se ke qenë kryetar i kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën!

PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina. Kemi çuar iniciativa dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME