Categories Politike

“Bashkë fitojmë” kërkon Vlorën, Hysni Sharra: Do i kthejmë dinjitetin, nis me “Sheshin e FLamurit”

Kandidati i opozitës për Vlorën, Hysni Sharra, tha se këtij qyteti do i kthehet dinjiteti pas 14 majit me fitoren e Partisë Demokratike duke nisur me Sheshin e Flamurit, një nga çështjet e shumëpërfolura dhe të debatuara.

“Unë jam Hysni Sharra, jam i zgjedhur nga një proces model siç ishte ai i primareve. Jam i lindur dhe rritur në Vlorë dhe ndryshe nga të deleguarit, i njoh mirë problemet. Ndaj përparësia ime do jetë turizmi dhe infrastruktura. Furnizimi me ujë do jetë primar.

Më vjen turp që përballë qytetarëve të dalim me propozime që do keni ujë të pijshëm. Vlora për të majtët mbaron te tuneli. Terminali i autobusëve do jetë prioritet i imi. Në takimet me qytetarët e kupton se varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq në një vend të bekuar nga perëndia.

Gjeja e parë që do bëjmë me Vlorën do jetë rikthimi i dinjitetit dhe dinjiteti fillon me Sheshin e Flamurit. Vlorës do i dalim zot, Shqipërisë do i dalim zot,” tha Sharra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME