Categories Lajme, Politike

Bashkia Lezhë miraton qiranë për 160 familje

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar  dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për 160 familje banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu është shprehur se, kjo është faza e parë e familjeve që do të trajtohen me bonus qiraja, pasi procesi po vazhdon.

Ai ka garantuar se brenda kësaj jave do të përfundoje vlerësimi përfundimtar i objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. “Duhet të kuptojmë se ne nuk mund të operojmë mbi personat që janë qiraxhinj, por vetëm ata që kanë banesën dhe ata që janë në banesa shtetërore, aplikohet. Këtu shpërndarja është mikse, pallatet e reja si konstrukt nuk na kanë rezultuar se janë të pabanueshme, port banesa të ndryshme brenda pallateve kanë shembje të mureve të brendshme,prandaj janë trajtuar me bonus qiraje. Operatori që ka bërë pallatin do të riparojë hyrjet atëherë do të rikthehen në banesat përkatëse. Mendoj se për pak ditë do të mbledhin këshillin për miratimin e shembjes së disa objekteve. Zgjidhje me të shpejtë se bonusi i qirasë, se pjesa më e madhe do të përballohet nga qeveria. Ne po operojmë me qeverinë që të hyjmë në fazën e shembjes dhe rindërtimit të disa objekteve, ku po u them hapur prevalon hapur pallati ’88”, ka deklaruar Ndreu.

“Ne nuk i kemi kostot si në Tiranë, a është apo jo e mjaftueshme e ndryshojmë me marrëveshje mes nesh, meqenëse se ministria na solli projeksion më të lartë” ka thënë Ndreu. Në fund vendimi është miratuar për çmimin e qirave sipas vlerës së tregut. Familjeve të prekura nga tërmeti në Lezhë do t’ju paguhet qiraja deri në rindërtimin apo rikonstruksion e banesave që janë dëmtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME