Categories Lajme

Godina e re e urgjencës së Laçit, shërbim 24 orë

Pas tërmetit të 26 nëntorit i cili ka dëmtuar godinën e spitalit të Laçit që është shpallur e pabanueshme, urgjenca e këtij spitali ka kaluar në një godinë të re. Në këtë godinë të re në Laç ekipi i mjekëve dhe infermierëve kanë qenë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se në këtë godinë të re nuk ka munguar në asnjë moment shërbimi për banorët e prekur nga tërmeti. Ajo shton se në këtë godinë janë krijuar kushtet e përshtatshme ku ekipet mjekësore po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe qytetarët po marrin shërbimin e duhur. Ministrja shton se, në këtë urgjencë të përkohshme në Laç shërbimi është kthyer në normalitet. “Edhe aty ku vështirësitë kanë qenë të mëdha për shkak të dëmtimit të godinave shëndetësore si pasojë e tërmetit, shërbimi nuk ka munguar për asnjë moment. Ne kemi siguruar kushte të përshtatshme në rrethanat e krijuara, por stafet tona mjekësore po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, që qytetarët të marrin shërbimin e duhur, në kohë dhe me cilësi. Në urgjencën e re të përkohshme të spitalit të Laçit shërbimi është kthyer në normalitet”, shprehet Manastirliu.

Marjana Deda infermiere në spitalin e Laçit shprehet se, “jemi përshtatur në këtë godinë dhe çdo gjë funksionon në rregull me mjekime, laboratorë dhe grafi”. Shefi i urgjencës së spitalit të Laçit, mjeku Agron Lala, thekson se, “shërbimi mjekësor  urgjencës pati një ndryshim edhe në organizim dhe në vendndodhje. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka patur asnjë minutë mungesë shërbimi. Në fillim dolëm në çadër për disa orë dhe pastaj erdhëm në këtë ambient i cili është shumë më i mirë dhe më i aksesueshëm nga njerëzit dhe për personelin shëndetësor. “Nga situate emergjente që na u krijuar tek urgjenca e ish spitalit u përshtatëm në këtë ambient i cili ka kushte shumë të mira”, tha Hajrie Hyseni kryeinfermiere e urgjencës së spitalit të Laçit. Aleksandra Ndoka infermiere në spitalin e Laçit gjithashtu tha se në këtë ambient jemi sistemuar shumë mirë dhe ka organizim personeli, mjekësh dhe kemi të gjitha ilaçet në dispozicion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME