Tre ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndalimin e basteve sportive dhe lojrave të fatit, kryeministri Edi Rama ka publikuar në një video në rrjetet sociale të faqes satirike “Ngop Tv”, ku personazhi kryesor vuan mbylljen e basteve.
Me ritmin e kënëgës së Flori Mumajesit, personazhi në video ka parodizuar vargjet duke kënduar “Skena për të von më bast! Skena për me von mo!”.
“Pa koment!” shkruan kryeministri bashkangjitur videos të shpërndarë në Facebook.
Kujtojmë se mbyllja e basteve rezulton të jetë e pasuksesshme, pasi në rrjetet sociale janë publikuar foto të skedinave të cilat luhen online.
