Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes, në gatishmëri për reshjet e borës dhe ngricat

Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar një letër, 12 prefektëve të vendit, për marrjen e masave parandaluese për situatën e pritshme emergjente që mund të krijohet nga reshjet dhe ngricat, nga data 3 janar 2019 dhe në vazhdim.

Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar gjithë prefektëve të qarqeve, por edhe drejtuesve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve qendrore në nivel rajonal dhe vendore, për marrjen e masave urgjente sipas fushave të përgjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile u ka kërkuar prefektëve të komunikojnë me subjektet kontraktore që këto të venë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike, të grumbullojnë sasi të mjaftueshme kripe, etj, për të ndërhyrë në pastrimin e rrugëve nga dëbora, eliminimin e ngricave në rrugë, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët që mund të bien në rrugë, etj.

U ka kërkuar prefektëve të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë së Shtetit, ARRSH, OSHEE, për të pasur një menaxhim dhe qarkullim normal të automjeteve në akset rrugore, veçanërisht të atyre që kryejnë transportin e nxënësve dhe mësuesve për në shkolla dhe anasjelltas, si dhe të punohet për eliminimin në kohë të defekteve në furnizimin me energji elektrike të komunitetit, objekteve social-kulturore, spitaleve, etj, për të përballuar sa më mirë situatën që mund të krijohet nga reshjet, ngricat, etj.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë marrë masat dhe janë në gatishmëri për të përballuar situatën e vështirë që pritet të krijohet nga reshjet e borës dhe ngricat që pritet të përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim.

Strukturat e mbështetjes rajonale të Forcave të Armatosura, me mjete dhe efektivë mbeten të gatshëm të ndërhyjnë aty ku do të ketë probleme, ndërkohë që në gatishmëri janë edhe pilotët dhe helikopterët në Bazën Ajrore të Farkës.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, është 24 orë në gatishmëri, në ndihmë të përballimit të situatave emergjente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME