Categories Lajme

Batanije, çadra e shtretër/ Amazon sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti përmes Fundjavë Ndryshe

Kur kanë kaluar 4 javë nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit që goditi vendin tonë vijon solidarizimi I kompanive më botërore për familjet e prekura nga tërmeti. Gjiganti më i madh tregtar Amazon përmes Fondacionit Fundjavë Ndryshe ka sjellë këtë të hënë 5 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti. Themeluesi i Fondacionit Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari tregon se ky donacion i kompanisë amerikane kap shifrën e 240.000 dollarëve teksa uron që ky solidarizim i Amazonë të vijojë edhe pas përllogaritjes së faturës përfundimtare të dëmeve. “Amazon ka angazhuar të gjitha strukturat e veta dhe na kontaktuar që në ditën kur ka rënë tërmeti, i kemi paraqitur atyre një listë nevojash emergjente dhe ata kanë reaguar fillimisht duke sjellë 3000 krevat, rreth 1000 çadra , gjërat që ne kishim konsideruar më emergjente rreth 2000 batanije.

Kanë ardhur 5 kamionët e parë me vlerë 240.000 dollarë dhe akoma presim që të vijnë dhe ndihma të tjera dhe shpresojmë shumë që Amazon të ndihmojë Shqipërinë edhe për çështjet financiare . Por për këtë Amazon pret dëmin kur të dali fatura financiare nga qeveria shqiptare” – u shpreh themeluesi i Fundjavë Ndryshe Arbër Hajdari. Shpërndarja e ndihmave të sjella nga kompania Amazon pritet të nis që prej ditës së nesërme nga Fundjavë Ndryshe në të gjithë familjet e prekura më së shumti nga tragjedia e 26 nëntorit ku u regjistruan dhe 51 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME