Categories Teknologji

Bateria e orës Huawei GT 2 zgjat dy javë

Përveç serisë së re të telefonave Mate 30, Huawei së fundi ka prezantuar edhe orën e vet më të re të mençur – Watch GT 2. Pajisja e ka një maskë të rrumbullakët dhe kornizë më të hollë se modeli i vitit të kaluar, ndërsa e ofron një bateri që zgjatë deri në dy javë, falë çipit të ri Kirin A1. raporton GSMArena.

Watch GT 2 do të jetë në dispozicion në madhësi prej 42 mm dhe 46mm, dhe të dy versionet do të kenë ekran OLED 1.39 inçësh, me funksionin always-on. Çipsipeti i lartpërmendur Kirin A1 mundëson konsum të ulët të energjisë dhe koneksion më stabil Bluetooth.

Versioni i orës prej 42 mm vjen me 16 MB RAM dhe 4 GB hapësirë për ruajtje, ndërsa modeli 46 mm vjen me 32 MB RAM, shkruan KOHA Ditore. Sistemi operativ i orës së mençur është Huawei Lite OS, i cili nuk është shumë kërkues por ofron mbështetje për telefonat Android dhe iOS.

Watch GT 2 ka mbështetje Bluetooth 5.1, sensor të rrahjeve të zemrës, GPS dhe xhiroskop. Modeli prej 46 mm gjithashtu ka mikrofon dhe altoparlant. Kur bëhet fjalë për fitnesin, ora e mençur i mbështet deri në 15 mode të ushtrimeve, ndërsa tani mund ta monitorojë punën e zemrës edhe nën ujë. Ofrohet edhe funksioni i përmirësuar i monitorimit të gjumit, me Huawei TruSleep 2.0. Huawei Watch GT 2 do të jetë në dispozicion duke filluar nga muaji i ardhshëm, me një çmim prej 229 dollarëve për modelin 42 mm dhe 249 dollarë për versionin 46 mm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME