Categories Politike

Batuta e Ramës në Samit ndaj tenorit, Pirgu ia kthen: Unë e bëj edhe me vepra

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish gjatë mbrëmje së sotme një fjalim gjatë dorëzimit të trofeve në Samitin e dytë të Diasporës ku nuk i kurseu as ironitë dhe batutat.

Rama ironizoi mediat në Diasporë që e kanë kritikuar këtë Samit, duke thënë se në thelb të gjitha këto janë gjëra të mira.

“Sot pashë kazanët e Diasporës, (se dhe diaspora ka kazanët e vet), ku njëri thoshte: “është Samiti i vakisë”, tjetri thoshte: “është Samiti i përçarjes”, por sidoqoftë të shkosh te thelbi i përmbajtjes do të thonim se të gjitha këto janë gjëra të mira”, tha kryeministri.

Pas fjalës së tij, Edi Rama i dha si vlerësim tenorit shqiptarë me famë botërore, Saimir Pirgu një shqiponjë, ku as në këtë rast nuk i kurseu batutat.

Pasi mbaroi fjalën e tij, ai iu drejtua organizatorëve duke thënë: “Mbarova! Do iki, do rri? Si është? Aaa?”, duke ju referuar mbase ndonjë të pranishmi që mund ti ketë tërhequr vëmendjen gjatë fjalës së tij.

Më tej pasi mori Shqiponjën për t’ia dorëzuar Pirgut, u shpreh: “Tani meqënëse dola, po më japin edhe mua një shqiponjë. Më vjen mirë që këtë shqiponjë po ia jap një personi, që na bën të ndihemi krenar. Dhe e admiroj se është nga ata që kur një ëndërr e sheh me sytë hapur mjafton të investosh dhe e arrin.Spo I them tenori me famë botërore e gjëra të tilla, ai është Saimir Pirgu”.

Pasi Pirgu ngjitet në skenë Rama i drejtohet: Po të më dëgjosh mua nuk thua asgjë, por jepi zë shqiponjës. Kështu me shenja e bëjmë të gjithë ne, por me vepra.

Saimir Pirgu: Jo unë e bëj edhe me vepra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME