Categories Kuriozitete

Bebja lind pa gjymtyrë, shtang prindërit e mjekët

Një bebe e lindur pa këmbë e duar, për shkak të një çrregullimi të rrallë genetik ka lënë pa fjalë si prindërit e saj, ashtu edhe mjekët në Indi. Ajo lindi në fshatin Sakla, rajoni i Vidisha-s, nga një nënë e re 28-vjeçare. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, të cituara nga DailyMail, bebja lindi me çrregullimin e quajtur Tetra-Amelia. Pavarësisht kësaj, mjeku pediatër Suresh Aggarwal, në spitalin Rajiv Gandhi Smriti, tha se e porsalindura gëzon shëndet të plotë. Megjithatë ajo pritet që t’i nënshtrohet analizave të plota për të parë nëse organet e brendshme janë zhvilluar siç duhet. Sindroma Tetra-Amelia është një çrregullim genetik që shkaktohet nga mutacioni i genit WNT3 dhe është tmerrësisht i rrallë.

Sipas Bhopal CMHO dhe mjekut pediatër Prabhakar Twari, kjo sindromë prek 1 në 100 mijë të porsalindur. Ai tha se kjo ishte hera e parë që kishte parë një rast të tillë në të gjithë karrierën e tij. Një studim i vitit 2011 nga doktoresha Eva Bermejo-Sanchez, nga Qendra Kërkimore e Anomalive Kongjenitale (CIAC) në Spanjë, tregoi se çrregullimi ndodh afërsisht 1 në 71 mijë shtatzëni.

Përgjatë viteve janë raportuar disa raste të kësaj sindrome, përfshirë atë të RJ Wilson nga Florence, Karolina e Jugut. Nëna e saj ishte 5 muajshe shtatzënë kur zbuloi se gjymtyrët e bebes nuk po zhvilloheshin. Ajo u këshillua që të ndërpriste shtatzëninë, por së bashku me partnerin vendosën që të mos e bënin një gjë të tillë. Një tjetër rast frymëzues është ai i australianit Nicholas James Vujicic, i lindur në 1982, me të njëjtën sindromë. Babai i 4 fëmijëve është një prej folësve motivues më të njohur dhe autor i disa librave. Ai ka udhëtuar në më shumë se 44 shtete për të përçuar pozitivitet dhe motivacion, pavarësisht mungesës që ka./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME