Categories Lajme

Nipi i Sadri Abazit fiton tenderin në Shkodër, kryebashkiakia Ademi lidh kontratën

Firma e familjes së deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka fituar tenderin e pastrimit të qytetit të Shkodrës. Kryetarja e bashkisë së vetme që drejtohet nga demokratët, ka lidhur kontratën e pastrimit me kompaninë “Alko Impex Construction”, me administrator nipin e deputetit të PS-së, Arbër Abazi. Sipas dokumenteve kryetarja Ademi ka firmosur njoftimin e shpalljes së fituesit. Megjithëse oferta e kësaj kompanie nuk ka qenë më e ulët, sërish ajo është shpallur fituese.

Kompania që ka ofruar më pak është s’kualifikuar për disa motive të parëndësishme, duke ngjallur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Diferenca mes ofertës së “Alko Impex Construction” dhe kompanisë që ofroi më pak është plot 60 milionë lekë. Por, sërish fitues është firma e familjes së Sadri Abazit. Në dokumente që disponon “Shqip” thuhet se tenderi ishte me objekt “shërbimi i pastrimit për Bashkinë Shkodër, zona Lindore”. Fondi limit për këtë tender ka qenë plot 600 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Mësohet se vlera e firmës fituese ka qenë 480 milionë lekë, ndërsa në tender kanë marrë pjesë 7 firma. Oferta më e ulët ka qenë e kompanisë “Cogren” sh.p.k, me ofertë 420 milionë lekë. Por, këta të fundit janë s’kualifikuar me arsyetimin se punët e ngjashme të paraqitura nuk kapin vlerën limit të kërkuar. Gjithashtu nuk ka dokumente për analizë kosto.

Kohët e fundit, familja Abazi i ka hedhur sytë nga biznesi i plehrave, duke garuar në disa qytete si Tiranën, Kavajën, Devoll, Librazhd e sëfundmi Shkodër. Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet, kompania “Alko Impex Construction” ka fituar mbi 27 milion dollarë tendera, kryesisht në fushën e pastrimit. Një pjesë e këtyre tenderave janë fituar me dokumenta të falsifikuara dhe në një rast është favorizuar nga Komisioni i Prokurimit Publik duke nxjerr dy vendime të kundërta me njëra tjetrën, vetëm për të shpallur fitues nipin e deputetit socialist Sadri Abazit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME