Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë: 230 të shëruar, 157 raste të reja, 5 në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1 mijë testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov 2. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik theksoi sot se “rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnjë, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Përrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos”.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish.

Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”, – nënvizoi Qirjako. Sipas saj, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

“Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot: Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo subjekt”, – theksoi Qirjako.

Qirjaku u shpreh se “taskforca e inspektimit të protokolleve antiCovid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”. Ajo i kujtoi qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID. Statistika (1 tetor 2020) Testime totale 89053 Raste pozitive 13806 Raste të shëruara 8077 Raste aktive 5341

Humbje jete 388 (qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2631 Durrës 582 Shkodër 391 Elbasan 299 Lezhë 291Korçë 251 Fier 247 Vlorë 194 Kukës 149 Berat 116 Dibër 111 Gjirokastër 79

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME