Categories Lajme

Bën burg në Itali dhe del i martuar në Shqipëri, skandali me gjendjen civile

Një shqiptar i arrestuar dhe burgosur në Itali, në vitin 2015 arrin të bëjë një martesë fiktive në Shqipëri.

“Gruaja” e tij ankohet në Fiks Fare se, megjithëse çështja është zbuluar dhe hetuar, ajo nuk po arrin të pajiset me mjet identifikimi. Rasti është zbuluar në vitin 2018, por që prej 5 vitesh çështja ka mbetur në “sirtar”. Asnjë masë, madje edhe punonjësi i gjendjes civile që ka bërë këtë martesë vijon punën.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua znj. Gentiana B., e cila thotë se nuk po pajiset dot me mjet identifikimi.

“Quhem Gentiana Beqari dhe kam kontaktuar me emisionin ‘Fiks Fare’ se kam një problem në Shqipëri në Gjendjen Civile dhe me prokurorinë. Unë aktualisht ndodhem në Itali. Në vitin 2015 unë kam bërë një martesë në Gjendjen Civile Nr.6 në Tiranë. Martesa është bërë fiktive, pasi i dashuri im ndodheshe në burg. Në vitin 2017 i dashuri im ka tentuar të bëjë arratisje nga burgu (Itali). Dhe që atëherë është hapur një hetim si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali”, thotë denoncuesja, teksa tregon se ngjarja po hetohet edhe në Shqipëri.

“Në vitin 2019, çështja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë, me prokuror Elio Mazrekun. Që nga ajo kohë më është bllokuar pasaporta dhe unë nuk po gjej dot një zgjidhje. Jam interesuar nëpërmjet avokatit tim për të marrë një informacion apo një zgjidhje dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Unë aktualisht pasaportën e kam të skaduar dhe në çdo lloj institucioni që shkoj më kërkohet një dokument. Dhe unë këtë nuk e kam. Prandaj dhe unë i jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ për të gjetur një zgjidhje”,  thotë qytetarja.

Fiks Fare ka mësuar se martesa është bërë në datën 29.10.2015, ku Gentiana është martuar me z. Ilirjan Boçe. Martesa është bërë fiktive, pasi të dy, si Gentiana dhe Ilirjani në këtë datë kanë qenë në Itali. Madje, Ilirjan Boçe, në datën e martesës 29.10.2015 ka qenë në një burg në shtetin italian.

Pas ankesës dhe informacionit, gazetarët e Fiks Fare kanë shkuar te Gjendja Civile në Njësinë Nr.6 në Kombinat për të pyetur përse i është bllokuar Gjendja Civile znj. Gentiana Beqarit. Fillimisht, gazetarët mësojnë nëse qytetarja mund të bëjë pasaportë apo kartë identiteti. Por punonjëset e dinë mirë se çfarë është bërë, por në këtë rast, të gjithë “fajin” ia atribuojnë qytetares dhe jo punonjësve të asaj zyre. Janë pikërisht punonjësit që kanë lejuar bërjen e një martese të tillë fiktive.

Gazetarët e Fiksit shkojmë sërish, ku bisedojnë me dy punonjëse, të cilat thonë se problemi është i hershëm dhe nuk bëjnë dot as asnjë veprim. Sipas tyre, në vitin 2018, sipas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, janë bllokuar veprimet për znj. Gentiana B. Gazetarët i pyesin se si është bërë kjo martesë fiktive, kur as burri dhe as gruaja që u martuan nuk ishin prezentë. Pohojnë se ka shkuar dikush me karta false dhe e ka bërë këtë martesë.

Kush punonjës e ka bërë këtë martesë? Punonjëset përgjigjen se punonjësi është ende në detyrë, por “sot nuk është”. Ato shtojnë se do e lajmërojnë dhe se do të vijë të hënën. Gazetarët i pyesin se si mund ta bëjë pasaportën Gentiana, pasi mungesa e një mjeti identifikimi ia ka vështirësuar jetën në Itali.

“E ka bllokuar që në vitin 2018 Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile”, përfundojnë ato. Fiksi kontaktoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, z. Vangjush Stavro. Drejtori na ktheu përgjigje se “po e ndjek në detaj dhe do t’ju njoftoj”. Megjithatë, deri në transmetimin e kësaj kronike, Fiksi nuk mori asnjë informacion të mëtejshëm. /Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME