Categories Lajme

Beqja kërkon ndërhyrjen e ushtrisë për të ndalur “shkuma party”

Janë të freskëta në kujtesën e gjithsecilit pamjet e ditëve të para të karantinës nga mesi i marsit, kur në rrugët e kryeqytetit dolën mjetet e blinduara të ushtrisë. Në majë të tyre qëndronte një ushtar me mitraloz dhe për ca ditë bënte xhiro nëpër Tiranë.

U kuptua shpejt se “lufta” me Covid nuk bëhej as me mitralozë dhe as me pushkë dhe mjetet e blinduara u kthyen në bazat ushtarake, si një lëvizje që del bllof. Por duket se një përfaqësues i Rilindjes nuk është bindur, ndaj e ka rihapur edhe një herë këtë temë.

Në studion e abcnews, Ilir Beqja u shfaq i irrituar me të rinjtë që bëjnë “shkuma party” dhe që festojnë në orët e drekës nëpër plazhe, pishina, “beach bar”, lokale, festa restorantesh etj. Për t’i ndalur këto, Beqja kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë, sepse policia nuk po ia del dot, siç u shpreh ai.

Nuk dihet se çfarë i ka ndodhur Ilir Beqes kohët e fundit, por herë pas here, ai “godet” në publik me deklarata jo shumë normale. Pak kohë më parë, kërkoi që sakrifica për pasojat e karantinës në ekonomi, të shpërndahej mes shtresave, duke mos përjashtuar uljen e pensioneve. Nuk kaloi shumë dhe propozoi shtimin e ditëve të pushimit për administratën (tri ditë në javë), ndërsa tani kërkon të nxjerrë ushtrinë në rrugë kundër të rinjve që bëjnë shkuma party.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME