Categories Lajme

“Berati Open Air” Çelet për herë të parë në Berat kampionati ndërkombëtar i hedhjes me parashuta

Është çelur mesditën e sotme në Berat Kampionati Ndërkombëtar i Hedhjes me Parashuta. Në këtë event të rëndësishëm për qytetin e Beratit marrin pjesë 50 garues nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia, Mali i Zi,Sllovenia,Bullgaria etj.

Ndërkohë që i pranishëm në këtë garë është edhe Kampioni i botës në fuqi në “Hedhjen me Parashuta”,slloveni Matias Luca. Menjëherë pas fillimit të garimit, qielli i Beratit është mbushur me parashuta të shumta,duke krijuar një atmosferë ndryshe në qytet. Nisja e garës ishte në lartësinë e Malit Partizan dhe pas përfundimit të itinerarit të parashikuar parashutistët u ulën në brigjet e lumit Osum.

Drejtori i Eventeve dhe garave në Federatën e Aeronautikës së Shqipërisë, Alket Islami,e ka cilësuar eventin “Berati Open Air” event të rëndësishëm që organizohet për herë të parë në këtë qytet, event që-sipas Islamit-do të organizohet çdo vit në muajin Mars në këtë qytet.

“Jemi shumë të kënaqur nga mikpritja dhe organizmi që ka bërë pushteti vendor për këtë event të rëndësishëm botëror. Qëllimi i organizimit të këtë eventi gjatë kësaj fundajës është ta kthejmë ditën e verës në një festë të madhe të fluturimit. Teknikisht është një garë shumë e vështirë sepse kemi një lum në mes siç është Osumi,i cili është shumë afër vendit të uljes së parashutave dhe kjo shkakton turbolenca e rryma të forta,duke e bërë të vështirë për pilotët marrjen e pikës maksimale që është pika zero.”

Në përfundim të këtij kampionati, fituesi i vendit të parë do të marrë një shpërblim prej 1 mijë Eurosh, çmim ky që jepet për të nxitur dhe motivuar ardhjen e sa më shumë pjesëmarrësve të huaj në këtë event, me qëllim promovimin e vlerave historike e kulturore të qytetit të Beratit, pjesë e UNESCO-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME